Sekretaria e Kuvendit të Drenasit, kërkon falje për këtë gabim (FOTO)

“Sekretaria e Kuvendit të Komunës së Drenasit kërkon falje për gabimet e lëshuara
Kuvendi i Komunës së Drenasit, respektivisht sekretaria e Kuvendit, gjatë hartimit të ftesës për mbledhjen e Kuvendit e cila do të mbahet me 29.03.2018, ka lëshuar pa dashje gabime gjuhësore, duke e vënë në thonjëza individin, në vend të titullit.
Sekretaria e Kuvendit, kërkon falje për këto gabime, që ne vend që të jetë “Qytetar Nderi”, është vënë në thonjëza të propozuarit për t’u shpallur qytetar nderi i Komunës së Drenasit”