Përplasen ashpër Shefqet Krasniqi me gazetarin e RTK-së (Video)

Ish-imami i xhamisë së madhe, Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai doli i lirë prej akuzave që i ishin ngritur nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes, shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe shmangie nga tatimi.

Në një emision televiz të Radio Televizionit të Kosovës ai ka folur rreth këtij rasti. Mirëpo, Krasniqi kishte përplasje me gazetarin e RTK-së, Ridvan Berishën. Ky i fundit sugjeroi atë në disa raste se çfarë të flas, mirëpo kjo nuk i pëlqeu imamit,transmeton Indeksonline.

“Duhet filluar me fjalën e Allahut”, thotë ai. Ndërsa Berisha ia kthen: “Jemi në studio televizive, jo në xhami”

Më tej, Krasniqi vazhdon me kritika edhe ndaj televizionit publik: Hoxha kontraverz, pse mu qujt unë kështu në storjen e juaj… E keni tepru edhe ju kapak. Jeni media e nivelit shtetëror”, ka thënë ai, duke shtuar se ne para se me besu në pafajin tonë, kemi  besu në Zotin tonë, atij i kofshim fal.

DEBAT

DEBAT – Intervistë me Dr .Shefqet Krasniqi

Posted by RTK on Friday, March 23, 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë