Komuna e Skenderajt mban mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Hajdin Ajetit

Ka ndërruar jetë njëri prej kontribuesve me të mëdhenjë të sportit të Skenderajt, profesor Hajdin Ajeti në moshën 71 vjeçare.

Me këtë rast gjatë ditës së sotme Komuna e Skenderajt ka mbajtur mbledhje komemorative për të nderuar veprën e profesor Hajdin Ajetit, ku i pranishëm ishte Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe gjithë kabineti i tij qeverisës.

Në një komunikatë nga komuna e Skenderajt thuhet:”Me rastin e ndarjes nga jeta e profesorit Hajdin Ajeti, Komuna e Skenderajt përkatësisht, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, organizoi mbledhje komemorative. Në këtë mbledhje mori pjesë Kryetari Komunës z. Bekim Jashari, Nënkryetari, z. Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, si dhe bashkëpunëtorë, familjarë , kolegë dhe shumë musafirë të pranishëm të ndjerit.

Në këtë mbledhje Komemorative u kujtua vepra e profesorit si dhe sportistit Hajdin Ajeti, transmeton Drenicpress.

Gjatë kësaj mbledhje u theksua se “Hajdin Ajeti , ishte një pedagog dhe një bashkëpunëtorë i shkëlqyer, gjithë jetën e tij u angazhua për edukim dhe avancimin e të rinjëve. Vepra e Profesor Hajdin Ajetit do të jetojë gjatë, ndërkaq puna dhe entuziazmi i tij do të na shërbejnë si frymëzim për rrugëtimin tonë jetësorë”.
I Përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij.”

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë