Drenori: Shpallja Qytetar Nderi e Pandeli Majkos përbën rast korruptiv!

Kuvendi Komunal i Drenasit do të mbajë mbledhje më 29 mars. Nder pikat që do të diskutohen në mbledhjen e KK-së së Drenasit, është edhe pika numër dy: Propozim vendim për shpalljen e Pandeli Majko qytetar nderi i komunës së Drenasit.

Xhavit Drenori, asamblist nga Visioni për Drenasin ka një porosi për ministrin shqiptar. Drenori nëpërmjet një statusi në Facebook i ka bër thirrje ish-kryeministrit shqiptar të mos e pranoj këtë mirënjohje, ngase përbën rast korruptiv.

Lexojeni të plotë statusin e Drenorit në Facebook:

Z. Pandeli Majko,
ju lutem mos e pranoni titullin “qytetar nderi” i Komunës së Drenasit nga Kryetari i Komunës së Drenasit sepse përbën rast korruptiv.

Me gjithë respektin për kontributin e Juaj për çlirimin e Kosovës, qoftë gjatë luftës apo edhe në etapa tjera të zhvillimeve në Kosovë, pranimi i titullit nga një Kryetar që haptazi e përkrahët gjatë fushates zgjedhore për të marrë pushtetin, është edhe jo e moralshme.

Isha personalisht në garë për të parin e Drenasit në zgjedhjet e jashtzakonshme të 4. Dhjetorit 2016 dhe përveç pabarazisë totale në financa (në garë isha futur me një kredi familjare në bankë prej 5,000 euro), për t’a përkrahur z. Lladrovci atëbotë në Drenas ishin lëshuar të gjithë ministrat e qeverisë së asaj kohe të Republikës së Kosovës nga PDK-ja dhe deputetë nga treva e Drenicës duke shfrytëzuar (jashtligjshem) asetet shtetërore në fushatë dhe duke ndikur direkt në garë zgjedhore përmes rrjetit klientel të punësimit.

Ju, me datë 2. Dhjetor, në diten e fundit të fushatës zgjedhore, postuat në publik përmes rrjeteve sociale një mesazh përkrahës për z. Lladrovci.

Madje mesazhin përkrahës e kisht shoqëruar me fotografinë e z. Ramiz Lladrovci afër varrit të vëllait të tij, Komandatit Fehmi Lladrovci. (Mendojmë që ishte veprim absolutisht i padrejtë qe në një garë politike po përzinit edhe dëshmorët e Kosovës).

Nuk kishte vonuar shumë dhe ky mesazh i Juaji ishte shpërndarë në rrjetet sociale që menagjoheshin nga z. Ramiz Lladrovci duke ndikur direkt në pabarazi në garën zgjedhore.

Prandaj, sado që mund të keni raporte të ngushta nga koha e luftës me z. Ramiz Lladrovci, mëqe z. Lladrovci gjatë luftës kishte furnizuar me mjete financiare nga diaspora luften e lavdishme të UÇK-së, e që për shumë nga mjetet e përmenduara ende nuk është dhënë llogari institucionale, përveç faktit që pa mbulesë ka pallate private, banesa dhe prona të blera nga privatizimi i pronave publike, marrja e titullit qytetar nderi i Komunës së Drenasit nga z. Ramiz Lladrovci, pretendoj se nder tjera bie ndesh edhe me Nenin 2 të Ligjit Nr. 2004/34, Ligji Kundër Korrupsionit.

Unë, që nesër, do nisë një kërkesë Agjencisë Kundër Korrupsion për interpretim të këtij rasti, mëqe siç edhe e gjeni të bashkangjitur, z. Lladrovci tashmë ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin Komunal se në mbledhjen e radhës, dt. 29.03.2018, dëshiron që kjo çështje të zyrtarizohet.

Unë dhe familja ime mendojmë gjithashtu që roli i Juaj pozitiv në ngjarjet në dhe rreth Kosovës duhet vlerësuar, po marrja e dekorates “qytetar nderi” nga Kryetari aktual i Drenasit, për shkak të mbështetjës së Juaj publike gjatë gares zgjedhore është absolutisht e pa moralshme dhe për më tepër sipas pretendimeve tona, e jashtligjshme!

 

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë