Drenori tregon me “shembuj praktik” keq menaxhimi që po bëhet në komunën e Drenasit

Asamblisti Xhavit Drenori në prifilin e tij në Facebook, ka shkruar për rastin e një mësuese nga Drenasi, të cilës komuna e Drenasit i ka bërë padrejtësi dhe kjo i ka kushtuar komunës me afro 2 mijë euro.
Drenori ka treguar me detaje rastin e lartëpërmendur të cilën ju ftojmë ta lexoni:
312,408.19 Euro ishin pagesat e ekzekutuara nga Ministria e Financave – Departamenti i Thesarit, Përmbaruesit dhe Neni 39.2 nga buxheti i Komunës se Drenasit në vitin 2017 për shkak të keqmenaxhimit të kontratave nga zyrtarë komunal me operatorë privat apo palë tjera.
Çka do të thotë kjo?
Ja përgjigjien me një shembull praktik.
Një mësimdhënëse e angazhuar nga Drejtoria komunale për arsim nuk ishte paguar sipas kontrates, respektivisht orëve mësimore të mbajtura në shkollë.
Kjo mësimdhënëse për shkak të padrejtësisë ndaj saj nga Komuna jonë (DKA-ja), detyrohet të angazhoj një avokat dhe e paditë Komunën në Gjykatë.
Gjykata natyrisht që i jep drejtë mësimdhënëses të marr pagesën në vlerë prej 810 Euro për punën e kryer në arsim.
Procedurat gjyqësore për këtë rast shkojnë në 664 Euro.
Vendimi i Gjykatës shkon në Komunë. Komuna nuk e ekzekuton këtë vendim edhe pse obligohet.
Rasti shkon përmes Përmbaruesit. Kjo procedurë kushton edhe 156 Euro, si dhe taksa gjyqësore kushton 20 Euro.
Pra në vend se të paguheshin 810 Euro për mësimin e mbajtur për mësimdhënësen, tani nga buxheti komunal duhet të paguhen 1650 Euro, pra 840 Euro më shumë.
Tani, kush duhet të jap llogari për 840 Euro që duhet të paguhen vetëm procedura gjyqësore e Përmbarues?
Pra, ky ishte vetëm një rast për të pasqyruar se sa dëm i bëhët buxhetit komunal nga keqmenaxhimi (shpesh me qellim) me kontrtata komunale.
Mos të harrojmë që shuma prej 840 Euro që ka shku dëm, është grumbulluar në buxhetin komunal nga taksat e qytetarëve të saj.
Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për politikë dhe financa të Komunës sonë, kërkova të ngrisim një Komision me anëtarë të Kuvendit për të zbardhur të gjitha rastet.
Fatkeqësisht ky propozim u rrëzua nga vota të anëtarëve në Komitet, me kërkesë të Kryetarit Lladrovci./DrenicaPress/