Bora shkakton vështirësi në qarkullim, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Rruga në dalje të Prishtinës, saktësisht në drejtim të Podujevës është parë e papastruar si pasojë e borës e cila ka rënë gjatë ditëve të fundit.

Gjendje e tillë është parë edhe në disa pjesë të Prishtinës megjithatë qarkullimi ishte jo i vështirësuar.

Po ashtu si pasojë e kushteve atmosferike janë shkaktuar dhe aksidente.

Megjithatë nga Ministria e Infrastrukturës deklaruan për klankosova.tv se pavarësisht borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim pasi janë angazhuar të gjitha kompanitë e mundshme të pastrimit.


MI: Pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në Republikën e Kosovës aktualisht janë të depërtueshme për qarkullim, pavarësisht gjendjes së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili shtoi se që nga mesnata të gjitha kompanitë e pastrimit janë angazhuar për të përfunduar punën e tyre:

”Të gjitha kompanitë e pastrimit të rrugëve janë angazhuar që nga ora 1 pas mesnate duke hedhur kripë, për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve në trafik”.

Ai ka pranuar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë bllokim të mundshëm të ndonjë rruge megjithatë është kërkuar që të ketë kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë ngasjes së automjeteve në trafik, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë