Plagosje me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se rasti ka ndodhë në një lokal në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku është plagosur një person i gjinisë mashkullore.
Policia konfirmon se inicialet e të plagosurit janë, N.S. 25 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e policisë i njëjti ndodhet në arrati.