Musliu: Do ta denoncojë Liburn Aliun për vjedhje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Ganimete Musliu, ka njoftuar se do ta denoncoj deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.
Në një prononcim për media Musliu ka thënë se pas kësaj gjendje që është shkaktuar në Kuvend dhe pasi që deputeti Aliu më herët ia ka marr kartelat deputetëve për të pamundësuar votimin e demarkacionit.
“Do të shkojë fizikisht në Polici që të bëjë padi, i thash edhe më herët Liburn Aliut por tash kjo situatë nuk po tolerohet dhe do të shkojë në polici që ta denoncojë, për vjedhje të kartelës”, ka thënë Musliu.
Në Kuvendin e Kosovës, është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ai që e ka hedhur gazin ka qenë deputeti Xhelal Sveçla.