Gazi lotsjellës u hedh kur hyri në Kuvend Adem Hodza

Tre deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Svecla, Fitore Pacolli dhe Sami Kurteshi kanë hedhur gaz lotsjellës sapo kanë filluar procedurat për votimin e Demarkacionit në Kuvend. T7 raporton se gazi është hedhur me të hyrë në sallë deputeti i Listës Srpska, Adem Hodza.

Deputeti goran, pjesë e Listës Serbe, llogaritet se do të jetë vota që do të sigurojë ratifikimin e Demarkacionit. Me të hyrë ai në sallë, Vetëvendosje filloi të hidhte gaz lotsjellës.

Ndërkaq deputetët e pozitës deklarojnë se VV hedhi gaz lotsjellës kur e kuptoi se ishin votat e nevojshme për t’u raitifikuar Demarkacioni.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë