Edhe gjashtë deputetë të VV’së pritet të përjashtohen nga salla

Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shumë se 6 deputetë të VV-së kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset për përjashtimin e tyre nga vazhdimi i seancës.
Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbçrie Nagavci, Arbër Rexhaj, Shemsi Syla, janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet te përjashtohen./Express