​A janë kutitë e peticionit kundërshtimi i vetëm që VV do të bëjë sot?

Deputetët e VV’së ia kanë grumbulluar tek ulësja Kryeministrit Ramush Haradinaj dosjet me nënshkrimet e qytetarëve kundër demarkacionit.

Ky veprim protestues i deputetëve të partisë së Albin Kurtit është bërë gjatë kohës sa në foltore ishte duke folur shefi i grupit parlamentar të VV’së Glauk Konjufca, dhe po i kujtonte Haradinajt se sa ishin në opozitë nënshkrimet kundër demarkacionit i kishin mbledhur bashkë.

Deri më tash ka qenë ky i vetmi protestim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ndaj projektligjit që Kryeministri Ramush Haradinaj e ka sjellë sot për votim në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, që deputetët e opozitës, gjatë qeverisjes së Isa Mustafës Kryeministër në seanca të tilla, kur demarkacioni provohej të sillej në Kuvend, hidhnin gaz lotsjellës brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

Deputetët e VV’së, në legjislaturën e kaluar, ish-kryeministrin Mustafa e kishin sulmuar edhe me ve, shishe uji dhe sprej. /GazetaExpress/.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë