Zjarr i madh në Dobroshevc

Një person nga Dobrosheci i Drenasit ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e bagëtive.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit e Drenasit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Zjarrvënia ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00, transmeton DrenicaOnline.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë