Të premten shpallet aktgjykimi për Shefqet Krasniqin

Gjykata Themelore e Prishtinës, të premten, do të shpallë aktgjykimin ndaj imamit Shefqet Kransiqi, i akuzuar për terrorizëm dhe shmangie tatimi, raporton Gazeta Express.

Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-imamit të xhamisë së madhe, ka njoftuar se aktgjykimin do ta shpallë të premten prej orës 08:30.

Në seancën e sotme, prokurori Elez Blakaj ka kërkuar nga gjykata ta dënojë Shefqet Kransiqin, për të cilin tha se ka prova se shtyu të rijnë kosovarë të shkojnë për luftime në Siri e Irak.

Vetë imami u deklarua i pafajshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë