Kjo është 16 vjeçarja që vdiq në mënyrë misterioze në Shtime

Një e mitur ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në Shtime.

Vajza e cila mendohet të jetë e moshës 16-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke rënë nga një objekt.

Magazina.al, ka mësuar se viktima është E.Bajrami nga fshati Reçak i komunës së Shtimes.

Sipas policisë, dëshmitar i kësaj ngjarje është rojtari i objektit nga i cili dyshohet se ka rënë 16 vjecarja.

Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë”

Ende nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti./GazetaBlic/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë