Frika nga Haradinaj, VV e zgjedh një metodë të butë për të kundërshtuar demarkacionin

Me të dalë në foltoren e Kuvendit, shefi i DP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thirri deputetët e Vetëvendosjes t’ia dërgojnë Ramush Haradinajt kutitë me peticioneve, me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët kundër ratifikimit të demarkacionit.

Konjufca ka thënë se i kanë sjellë në Kuvend zërat e qytetrarëve, nënshkrimet e mbledhura ne peticionin e krijuar kundër rafitikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Edhe vet personalisht ke bërë shumë përpjekje fizike për me futë këtë peticion në Kuvend, e t’i kemi sjell këtu për me ta kujtu qysh ke ardhë në krye të Qeverisë”, i tha Konjufca kryeministrit Haradinaj, derisa deputetët e VV’së ia dërgonin kryeministrit Haradinaj peticionet te këmbët./Express/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë