Ambasadori amerikan largohet nga Kuvendi

Greg Delawie, ambasador i SBHA’së në Kosovë është larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Kjo ka ndodhur pasi është hapur debati në Kuvend për marrëveshjen e Demarkacionit dhe deputetët tashmë po diskutojnë nga foltorja për këtë çështje.
Ndryshe në një konferencë para seancës, Delawie bëri thirrje nga të gjithë deputetët ta votojnë këtë marrëveshje.
Ndërkohë, seanca për marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend është duke vazhduar.