Drenas, mbahet konferencë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve


Grupi punues për Hartimin e Planit Komunal për Mbrojtjen e Drejtave të Fëmijëve në Komunën e Drenasit në bashkëpunim me Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF), është duke implementuar projektin “Kontribuimi në përmirësimin e situatës së fëmijëve të cenueshëm në Komunën e Drenasit” përkrahur nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), në kuadër të projektit “Mbrotja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Qëllimi i konferencës, që u mbajt në Restaurant “Dijamanti” ishte prezantimi i të gjeturave kryesore dhe rekomandimeve të dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve 2.0, integrimi i këtyre të gjeturave dhe rekomandimeve në Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Komunën e Drenasit. Gjithashtu u prezantuan të arriturat e Komunës së Drenasit deri më tani në këtë lëmi, të cilat të arritura u vlerësuan shumë pozitive nga ana e përfaqësuesëve të SDSF-së dhe KOMF-it, si dhe u prezantuan statistikat e rasteve nga përfaqësuesi i Stacionit Policor në Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Në konferencë ishin të pranishëm: Përfaqësues nga Komuna e Drenasit përkatësisht nga Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Financave si dhe Zyrtarja për Mbrojtje nga Diskriminimi, përfaqësues nga SDSF-ja, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF, përfaqësues të Handikos-it në Drenas, Stacioni Policor i Drenasit, përfaqësues të Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore dhe OJQ “Bliri”./DrenicaOnline.

 

 

 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë