A do të fitojë Vetëvendosje luftën kundër SHIK-ut?

SHIK’u zyrtarisht është mbyllur në maj të vitit 2008. Mirëpo, jo edhe debati për të. Çdo katër vjet kanë lindur iniciativa për të formuar komisione për ta hetuar veprimtarinë e kësaj organizate. Të gjitha kanë dështuar. Tash së fundmi stafetën për këtë temë e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Vazhdimisht në dekadën e fundit janë bërë përpjekje për ta themeluar një komision që do të hetonte SHIK-un, por këto përpjekje kishin dështuar disa herë.

Në mandatin e kaluar, një ide për ta hetuar SHIK’un, e kishte përkrahur edhe AAK dhe Nisma, të cilat tash janë në koalicion me Veselin. Haradinaj, historikisht ka qenë i zëshëm kundër kësaj organizate.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, LDK nuk po duket e gatshme qe ta përkrahë tash ketë iniciative.

Debati i madh ne Kosove për veprimtarinë e kësaj organizate kishte filluar kur Nazim Bllaca, kishte shpërthyer para mediave në qendër te Prishtinës, duke u vetë inkriminuar si vrasës dhe si ish-bashkëpunëtor i kësaj organizate

Ne vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, Kadri Veseli përmes një shfaqje në publik, për RTK ‘në, ishte vetë deklaruar se po e shuan aktivitetin organizata te cilën ai e kishte drejtuar për rreth një dekade.

Kronikën e plotë mund ta ndiqni në:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë