Enver Dugolli bashkë me Shemsi Elezin “e ndezin” Vetëvendosjen në Drenas, menjëherë takime me qytetarë (FOTO,VIDEO)

I porsainkuadruari në Lëvizjen Vetëvendosje, Enver Dugolli, ish i burgosur politik bashkë me Albin Kurtin, ka nisur furishëm aktivetetet e tij në Vetëvendosjen e Drenasit.
Dugolli së bashku me kryetarin e Qendrës së Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi, janë parë së bashku në takime me qytetarë të Komunës së Drenasit.
Në video shihet duke kënduar këngë patriotike edhe vet Dugolli, që e ka edhe traditë familjare, pasi që është i biri i rapsodit të njohur, Adil Dugolli, i njohur si Adil Cena./Drenicasot