Asamblisti Bylykbashi :”Ajo se çfarë paralajmërova 3 vite më parë për kompaninë “Kodra” u neglizhua, tash u vërtetua

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sokol Bylykbashi, ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal të Drenasit për marrjen e parcelës kompanisë “Kodra”.

Sipas Bylykbashit ai kishte paralajmëruar para 3 viteve për atë vendim që ishte në dëm të Komunës së Drenasit dhe për këtë kishte bërë edhe padi ndaj këtij vendimi që ishte hasur në vesh të shurdhër edhe nga organet e drejtësisë.

“Sot tre vjet nga deklarimi im në KK kundër dhënies së 40 hektarëve shtesë në shfrytëzim të kompanisë “Kodra”. Paralajmërimi im i bazuar tashmë është vërtetuar. Ndërkaq kallëzimi penal që e kam bërë kundër zyrtarëve komunalë dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk është trajtuar seriozisht nga organet e hetuesisë”, shton Bylykbashi në rrjetin social facebook si përgjigje ndaj vendimit të Komunës së Drenasit që tash pas tri vitesh i merr nga shfrytëzimi parcelën prej 40 hektarëve tokë kompanisë “Kodra”./Drenicasot.

Ja reagimi i tij bërë në rrjetin social facebook :

Çështja "Kodra"Rasti i kompanisë "Kodra" paraqet krimin më të madh ekonomik që ka ndodhur në komunën tonë prej se jam…

Posted by Sokol Bylykbashi on Sunday, March 18, 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë