Armendi vritet në vend të punës

E premtja ishte nata e fundit kur Armend Kutllovci, kishte fjetur në shtëpinë e tij në fshatin Dobërllugë të Vushtrrisë. Armendi u kthye të dielën në shtëpi, por i vdekur pasi dyshohet se u vra nga kolegu i tij i punës të shtunën pasdite.

Familjarët thonë se nuk i din shkaqet e vrasjes teksa e përshkruajnë të ndjerin, si person punëtor dhe jo problematik.

Ndërkaq, fqinjët e 45 vjeçarit të vrarë kanë vetëm fjalë të mira viktimën.
“Ka qenë djalë i mirë edhe kurrë s’ka pas problem me kërkon’, thotë njëri nga bashkëfshatarët e të ndjerit.

“Djalë ma të mirë në katund nuk ka pas”, thotë një tjetër fqinj i Armendit.

Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje po e cilësojnë si aksidentale. Ndonëse për këtë punë një person tashmë është arrestuar.

Për më shumë ndiqeni kronikën e gazetarit Valon Rashiti

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë