Kadri Veseli në mes të Ramiz Lladrovcit e Bekim Jasharit në Che Bar

Dy kryetarët e Drenicës, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Bekim Jashari i Skenderajt, mbrëmë janë takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin në njërin prej lokaleve me të frekuentuar në kryeqytet, Che Bar.
Lladrovci e Jashari mbrëmë kanë qenë në Prishtinë për të marr mirënjohjet për maratonën 100 km, “Shtegu i shpresës”, kushtuar 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, transmeton DrenicaOnline.
“Shtegu i shpresës” do të jetë manifestim tradicional, në kujtim të të gjithë atyre që kontribuan me jetën e veprën e vet dhe i kontribuan çlirimit të vendit dhe lirisë tonë!./DrenicaOnline/