“USUP-TALKS” sjell mundësi për të rinjtë që flasin bukur

Çdokush që ka talent në të folur ose që mendon se kreativitetin e tij në të shprehur duhet ta dëgjojnë të tjerët, e ka tani mundësinë.

Unioni i Studentëve të Universiteteve të Pavarura ka sjell idenë e njëjtë me të TEDx, por duke pasur në fokus të rinjtë nga 16 deri në 29 vjet, shkruan gazetametro.net.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të punojnë me veten dhe për veten, të aplikojnë me fjalimet e tyre, në mënyrë që të promovohet talenti i tyre.

“USUP – TALKS është konceptuar si një mundësi për të promovuar talentet e rinj në krijimtari, të folur në publik, interpretim dhe kreativitet. Ne këtë platformë do të zhvillohet ideja e të punuarit në mënyrë individuale, me veten, për veten”, thuhet në ftesën e Unionit.
Sipas njoftimit të USUP-Talks, tema për të cilën mund të shkruhet është: ‘Arsimi – Mjerimi -Kreativiteti’.

Për të aplikuar, mund të qaseni lehtësisht duke klikuar KËTU.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë