Dita e parë e punës si gjeneral brigade, flet drenicasja Irfete Spahiu

Është dita e parë e saj e punës zyrtarisht si gjeneral brigade, vetëm 8 ditë pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi e dekretoi me këtë gradë.

Është kjo gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila në një intervistë për portalin arbresh.info pikërisht në ditën e saj të parë të punës tregon më shumë detaje dhe sfida të cilat e presin.

Thotë se me marrjen e kësaj grade ka më shumë përgjegjësi, detyra e obligime, duke shtuar se do të jetë përgjegjëse për secilën prej tyre edhepse është femra e parë në FSK me këtë gradë.

“Sot e kam filluar detyrën prej pozicionit të ri. Ndjeshmëria, më tepër përgjegjësi po ndihem mirë fillimisht për besimin që më është dhënë mbi të gjitha. Përpara meje janë përgjegjësi, detyra e obligime për të cilat konsideroj se jam përgjegjëse”, ka thënë ajo.

Me shumë emocione tregon edhe për ditën e gradimit nga presidenti i vendit, duke thënë se ishte pikërisht ajo datë kur ishin bërë 22 vjet që kur kishte bërë betimin për të veshur uniformën.

Spahiu tregon edhe mënyrën se si ka ardhur deri te përzgjedhja e saj për këtë pozitë.

Ka folur edhe për respektimin e të drejtave të femrës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke deklaruar se jo vetëm të drejtat e femrave por të gjithëve pa marrë parasysh gjininë, e komunitetin respektohen njëjtë.

Por, pavarësisht që ka thënë që transformimi i FSK-së, në ushtri është vendim politik, për shkak të përgjegjësisë që ka dhe uniformës që bartë thotë se i takon të jep mendimin e saj duke pohuar se kjo e fundit është e gatshme të shndërrohet në ushtri kurdo që merret vendimi pasi që për këtë po punojnë dhe vazhdojnë të punojnë çdo ditë.

“Ajo është pjesë e përditësimit tonë, përgatitje për këtë fazë edhe për këtë ditë, vendimet janë të tjerëve por kur të jesh në uniformë urdhri është zbatim , vendimet merren më lartë por ne duhet dhe jemi përgjegjës edhe të gatshëm për detyrat që na takojnë në nivelin tonë ka deklaruar gjeneral brigade, Irfete Spahiu për arbresh.info.

 

Për më shumë lexojeni intervistën e plotë dhe ndiqeni videon:

 

——————————————————————–

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë