Bekim Jashari: Sot morëm lajm të gëzueshëm për shqipen

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Ky është urimi i Jasharit:
Sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot.
Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni.
Urime, gëzuar!