Theret me thikë një nxënës në Pejë

Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy të miturve, njëri ka përfunduar i therur me thikë gjatë ditës së sotme në Stacionin e Autobusëve në Pejë. Bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, ndërsa dorasi është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim nga Policia e Pejës, Driton Rugova. Mësohet se ky incident ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Rreth orës 12:40 jemi informu se në Stacionin e Autobusëve ka ndodhur një rast. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari i mitur pas një zënke me një të mitur, e ka sulmuar me thikë. Viktima është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha Rugova për Gazetën Express.

Po ashtu, i mituri që ka përdorur mjetin e mprehtë për të sulmuar viktimën është arrestuar nga Policia. Me këtë rast është konfiskuar edhe mjeti i përdorur ndaj viktimës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë