Edhe kjo 25 vjeçare është zëvendësministre në Qeverinë Haradinaj

Në 21 ministritë e Kosovës janë të emëruar 70 zv/ministra. Në këtë numër hynë vetëm 5 gra.
Një grua e re në moshë ka zënë vend në qeverinë e stërmbushur me burra të Ramush Haradinaj.
25 vjeçaren Milena Zdravkoviç mund të mos e njihni, por ajo është zv. ministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –MMPH, ministri kjo që udhëhiqet nga një grua, shkruan lajmi.net.
Zdravkoviç, ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Mitrovicës, ku ka kryer studimet para dy viteve.
Është pjesëtare e partisë Samostalna Liberalna Stranka –SLS dhe vjen nga Llapnasella e Graqanices.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/edhe-25-vjecarja-milena-eshte-zevendesministre-509675/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright