Arrestohet një person në Drenas

Në bazë të urdhëresës, lëshuar nga Gjykata Themelore- Drenas, është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot nëpërmjet raportit 24 orësh për media se i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për të arrestuarin, por thotë se i njëjti u prangos të premten në mëngjes, në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë