Vetëvritet një person në Gjakovë

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Krist Gjoka.

Gjoka ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Bajram Curri”.

“Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje”, tha Gjoka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë