Lirohen të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë?

Dy vëllezër njëri prej të cilëve ishte pjesëtar i FSK-së, u vranë sot në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Policia kishte njoftuar se dy persona ishin arrestuar si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.

Blerim dhe Besim Maloku ishin intervistuar nga policia në lidhje me këtë rast.

Por lajmi.net merr vesh se pas intervistimit të dy janë liruar.

Ndryshe, familja e të ndjerëve ka hapur të pamën për vëllezërit e vrarë.

Ata dyshohet se u vranë nga hajnat që kishin hyrë për të vjedhur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë