Haradinaj tregon se kur do të kryhet çështja e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se javën e ardhshme do të kryhet çështja e Demarkacionit.
Ai nuk ka qartësuar se a do të jenë votat e Listës Serbe apo të Vetëvendosjes ato që do të mundësojnë kalimin e demarkacionit.
Po për Listën Serbe ka thënë se kjo parti është duke e shqyrtuar për të përkrahur demarkacionin.
“Unë i respektojë deputetët e Listës Serbe, jemi në biseda me ta që do të ndihmojnë ata për lirinë e lëvizjes. Ne nuk do të japim koncesion për lirinë e lëvizjes. Jam i bindur se do gjejmë gjuhë të përbashkët, edhe serbët e Kosovës janë të izoluar”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për televizionin publik.
Kryeministri i është përgjigjur edhe letrës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, lidhur me çështjen e Demarkacionit.
“Kurti ka kërkuar që të ketë koritim para ratifikimit. Unë e kuptojë pozicionin e Z.Kurti, në këtë etapë nënkupton dalje prej një marrëveshje. Unë besoj se kufiri do të kthehet në Kullë e Qakorr. Mali i Zi nuk ka ambicie ndaj nesh, ka ndodhur ratifikimi”.
Sipas ti, tani janë dy drejtime të Vetëvendosjes.
“Është interes i qytetarëve të Kosovës dhe ftoj që të votojnë, është vërtetë e tepërt. Tani është hequr argumenti”.
Haradinaj ka thënë se pa votën e LDK-së, nuk do të mund të votohet.
“Unë kam bërë lëvizje politike”.V