Arrestohet Polici në Prishtinë

Një zyrtar policor me inicialet A.I, është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare’ dhe Armëmbajtje pa Leje’.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka kryer një bastisje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku janë konfiskuar një pistoletë me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj…
Me vendim të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. IPK ka rekomanduar edhe masën e suspendimit të zyrtarit policor si masë administrative.