Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Shtime, dyshohet për të vdekur (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Shtime.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion transportues, raporton Indeksonline.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se në këtë aksident dyshohet se ka edhe viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë