Arrestohet një person në Kishnarekë

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull në fshatin Kishnarekë të Drenasit.
Policia ka njoftuar sot se arrestimi i personit të kërkuar është bërë të mërkurën në orën 10 e 30 minuta, raporton DrenicaOnline.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Policia nuk ka treguar më shumë detaje për këtë arrestim./DrenicaOnline/