Arrestohet një femër në Llapushnik, ja çka ju bëri policëve

Është arrestuar një femër e mitur në Llapushnik të Drenasit, e cila nga një automjet i ndaluar përskaj rrugës, ku ishte pasagjere, gjatë verifikimit ka sulmuar dhe penguar njësitin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Policia nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00.

Pas intervistimit në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit të shtetit e dyshuara lirohet./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë