Kështu u shkatërrua rruga e këtij fshati të Skenderajt, qarkullimi bëhet vetëm me traktor (FOTO)

Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatrat e komunës së Skenderajt, transmeton Drenicapress.
Nga përmbytja nuk ka shpëtuar as rruga “Idriz Ibrahimi “e lagjes Kuqan e fshatit Kopiliq i Epërm të komunës së Skenderajt.
Banorët e kësaj lagje thanë se gjatë ditës së sotme qarkullimi me makina ka qenë i pamundur, pasi nga përmbytjet e shiut janë krijuar gropa të thella gjë që qarkullimi mund të bëhet vetëm me traktor.
Ata thanë se rruga “Idriz Ibrahimi” është rruga e vetme në fshatin Kopliq e paasfaltuar, kështu këta banor të kësaj lagjje, bënë thirrje që komuna e Skenderajt të fus këtë rrugë në buxhetin e saj për të asfaltuar këtë rrugë.