Shqiptari më i urryer në botë mund të dënohet me mbi 10 vjet burg
Shqiptari më i urryer në botë, biznesmeni në fushën e farmaceutikës Martin Shkreli, i cili po gjykohet për mashtrim financiar, mund të dënohet me mbi dhjetë vjet burgim.
Gjykatësi i rastit, Kiyo Matsumoto ka thënë se si pasojë e mashtrimeve, Shkreli ka shkaktuar humbje invesitorëve në vlerë prej 10.4 milionë dollarësh.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për shqiptaro-amerikanin Shkreli do të shqiptohet më 9 mars. Avokatët mbrojtës të Shkrelit kanë thënë se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje dhe shpresojnë se ai nuk do të dënohet me burg.
Shkreli u bë i famshëm dhe njëkohësisht shumë i urryer, pasi rriti për mijëra herë çmimet e ilaçit që përdorej për trajtimin e SIDA-ës dhe disa sëmundjeve të tjera të rrezikshme, shkruan Gazeta Monitor.
Shkreli është duke u përballur me akuza për mashtrim financiar. Ai aktualisht gjendet në paraburgim në një burg në Brookyn të New York-ut./Gazeta Monitor.
