Pa koment: Përmbytje në Kijevë, autostrada e re e projektuar keq /Foto
Segmenti i fundit i autostradës Prishtinë – Pejë që u lëshua në qarkullim në këtë vit është projektuar keq.
Të reshurat e shiut dhe shkrirja e dëborës ka bërë që një pjesë e cila ndodhet në kodër të fshatit Kijevë të Komunës së Malishevës të vërshohet nga ujërat.
Komunikacioni në atë pjesë është duke u zhvilluar më vështirësi.
Disa fotografi që i posedon lajmi.net shihet që disa punëtor të mirëmbajtjës së rrugëve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u munduar që ta largojnë ujin. Por, mjetet e tyre të punës lënë shumë për të dëshiruar.
Ndryshe, po që se ujit nuk do të hiqet deri në orët e vona, gjendja gjatë natës do të mund të jetë më fatalitete për ndokënd, pasi që ajo pjesë e rrugës nuk ka ndriçim.



