Grafite kundër “zonjës së parë”, arrestohen 7 aktivistë të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 7 aktivistë të Vetëvendosjes.

Sot Lëvizja Studentore për Barazi- Studim Kritikë Veprim në Universitetin e Mitrovicës organizoi një aksion simbolik për të kundërshtuar emërimin e “zonjës së parë” Lumnije Thaçit në pozitën e prodekanes në këtë universitet, transmeton Magazina.al

Aktivistët e lëvizjes studentore, kanë shkruar dhe grafite në muret e universitetit, kjo ka bërë që të ndërhyjë edhe policia duke arrestuar 7 prej tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot Lëvizja Studentore për Barazi- Studim Kritikë Veprim në Universitetin e Mitrovicës organizoi një aksion simbolik për të kundërshtuar vazhdën e rehatimit të familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike.

Me zgjedhjen e gruas së Presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçit prodekane në Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë, vazhdohet shfrytëzimi i shtetit për të përfituar prona, e për të rehatuar familjarë.

Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”. Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotësjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci të cilët u shoqëruan në emërgjencë.

Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëmm i arrestoi disa prej tyre.
Aktivistët e arrestuar paarsyeshëm dhe dhunshëm janë:

Rejhan Fejza,
Dren Gashi,
Fatlum Murseli,
Shkëlqim Salihu,
Enis Shartari,
Arbër Zeneli dhe
Egzon Mehmeti.

SKV dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të studentëve të arrestuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë