Fansa të Coca-Colas, tani keni dy shije të reja për t’i provuar

Brendet e pijeve të gazuara këtë vit po na çmendin me shijet e reja dhe Coca-Cola nuk do të ndalet me Diet Coke.

Këtë javë, bendi lanson shijen e parë të re që nga viti 2002, kur u prodhua Vanilla Coke.

Georgia Peach Coke (Cola pjeshkë nga Georgia) dhe California Raspberry Coke (Cola mjedër nga Kalifornia) sapo i janë bashkuar familjes së Coca-Colas dhe janë ‘inspiruar’ nga frutat e dy regjioneve që mbajnë edhe emrat.

Pijet vijnë me një paketim prej shishesh qelqi në vend të kanaqeve.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Coca-Colas, për shijet e reja është punuar me 9.500 konsumatorë dhe janë testuar më shumë se 30 shije, shumica prej të cilave ishin bazuar në fruta.

Shijet e reja janë në treg prej kësaj jave në dyqanet ushqimore në mbarë Amerikën derisa në bare dhe restorante do të dërgohen së shpejti.

Aktualisht, shijet e reja janë të kapshme vetëm në shishe qelqi prej 350 mililitrash.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë