Vdes një udhëtar në Aeroportin “Adem Jashari”

Një person ka vdekur gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Prishtinës. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarë të Aeroporti. Për rastin kanë fol edhe në Policinë e Kosovës.

“Konfirmojmë se një udhëtar ka ndërruar jetë sot në ANP Adem Jashari”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Aeroporti, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se informatat tjera për këtë rast mund të merren në Policinë e Kosovës.

Gazeta Express ka marrë të dhëna edhe nga Polica, të cilët thonë se viktima është një femër e vitit 1942.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën që në APN ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse por merren me rastin”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë