Takimi Haradinaj, Lista Srpska, Thaçi, Veseli, po mbahet në Zyrë të Kryeministrit

Të tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdojnë të mbajnë takimin me deputetët e Listës Srpska, raporton Gazeta Express
Ky takim po mbahet në zyrën e kryeministrit, përderisa është i mbyllur për media.
Siç mëson Express aty po diskutohet lidhur me mundësinë që deputetët e Listës të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën për Demarkacionin.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedhë në votim dy herë demarkacionin. Për pak minuta pritet që të vazhdojë punën seanca e sotme.
Vendet aleate të Kosovës kanë bërë thirrje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi kjo çështje llogaritet si kushti kryesor për liberalizimin e vizave.