Prezantohet Plani Lokal i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Drenasit

Është mbajtur tryeza e organizuara nga Handikos-i në Drenas dhe Komuna e Drenasit, ku është prezantuar versioni final i Planit të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Drenasit 2018-2020.

Ne këtë takim kanë marr pjesë, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të Handikos-it në Drenas, OJQ, drejtor të shkollave dhe të tjerë. Ne këtë takim, drejtori i Hadikos-it, Behxhet Binaku, ka thënë se me finalizimin e planit të veprimit për persona me aftësi të kufizuara, Drenasi do të këtë me të lehtë punën dhe angazhimin ndaj kësaj kategorie.

Nga viti i kaluar, Handikos-i, njësia për të drejtat e njeriut, OJQ-të qe merren me këtë kategori, drejtor të shkollave, përfaqësues të drejtorive komunale dhe ekspert, kanë punuar në hartimin e Planit Lokal të Veprimit, ku pas shumë takimeve, tryezave, punëve ne terren është arritur identifikimi i nevojave të personave me aftësi të kufizuar të Komunës së Drenasit, ku gjithashtu përmes këtij grupi punues është bërë edhe identifikimi i resurseve dhe përgjegjësive të drejtorive komunale dhe sektorëve të tjerë.

Projekti “Aftësia e Kufizuar në Politikat Lokale” është financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë kurse është implementuar nga Hendikos në Drenas ne partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë