Nuk ka Demarkacion sot

Është shtyrë seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin, edhe pse në ndërprerjen e saj, deputetët shkuan në pauzë, për t’u kthyer më pas.
Megjithatë, kjo pauzë po rezulton me shtyrje të seancës për javën e ardhshme.
Gazeta Express ka marrë vesh se është shtyrë edhe seanca e sotme për Demarkacion deri javën e ardhshme.
Seanca që ka filluar sot, në të cilën pritej të dilte në votim Marrëveshja e Demarkacionit, u ndërpre për një pauzë, në të cilën anëtarët e Komisionit të Jashtëm, do të votonin për procedimin e Projektligjit të ri.
Por, kjo seancë nuk vazhdoi edhe pasi Komisioni procedoi në Kuvend Projektligjin e ri.