Homazhe në nderim të betejës së Likoshanit dhe Qirezit


Në 20 vjetorin e betejës së Likoshanit dhe Qirezit, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Hydajet Hyseni e Nazlie Bala, poashtu veprimtari Gani Krasniqi, Kryetari i Qendrës së Drenasit Shemsi Elezi e asambleistë e aktivistë të tjerë nderuan sot dëshmorët dhe të rënët.

Kjo betejë do të mbahet mend si e para ku u zhvilluan luftimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur çdo vit kujtojmë përvjetorin e luftës sonë çlirimtare në fillim të atij viti i kujtojmë 24 civilët e masakruar të këtyre dy fshatrave, Likoshanit e Qirezit.

Pra, sa herë që flasim për luftën tonë çlirimtare, është e pamundur të mos kujtojmë martirët, dëshmorët e heronjtë tanë.

Sakrifica e tyre është frymëzim për breza, jeta e tyre është testament për shoqërinë.

Vdekja e tyre nuk ishte thjesht vdekje. Jeta e tyre ishte synim i një plani kundër shqiptarëve, i hartuar e i mirëmbajtur për qindra vite.

Lavdi martirëve, dëshmorëve e heronjve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë