Granit Xhaka ua dhuron ndërresat e lojës së mbrëmshme, Bekim Jasharit dhe Ramiz Lladrovcit

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë mëngjesit të sotëm me futbollistin e shquar Granit Xhakën, kanë marrë dhurata nga ai, dy ndërresa të dy pjesëve nga loja e mbrëmshme.

Kryetari Jashari po ashtu i ka dhuruar një simbol të Familjes Jashari.

Kryetari Bekim Jashari ka theksuar se “Graniti dëshmoi se ishte lojtari më i spikatur në ekipin e tij, ai të bën të ndjehesh krenar me të”./GazetaBlic.

Ja postimi i plotë i Z. Bekim Jashari në rrjetin social:

“Ndeshja e mbrëmshme, ku ishim spektator në ndeshjen finale të Arsenalit, me ftesë të miqve tanë, shijuam një atmosferë të veçantë.

Graniti dëshmoi se ishte lojtari më i spikatur në ekipin e tij, ai të bën të ndjehesh krenar me të.
Përkundër angazhimeve të tij, sot, Graniti e kaloi një mëngjes të përbashkët me mua dhe Ramizin.

Ai na dhuroi dy ndërresat e tij, të ndeshjes së mbrëmshme, nga dy pjesët e lojës.

Po ashtu, Granitit ia dhurova një simbol të Familjes.

Faleminderit, krenar me Granitin!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë