Në këtë ditë të shënuar në historinë e popullit tonë dhe në dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës, klubi i Feronikelit uron të gjithë qytetarët e vendit dhe popullin shqiptar në tërësi, për 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Secili prej nesh, dikush në mënyra e fusha të tjera, e ne përmes futbollit, duhet të mundohemi që ta përfaqësojmë Kosovën ashtu siç e meriton, denjësisht, si dhe të shndërrohemi në ambasadorët më të mirë të vendit tonë kudo në botë, përmes shpërndarjes së talentit, dashurisë, tolerancës dhe emocioneve pozitive ngado që shkojmë.
Urime Kosovë!
#Kosova10 #Feronikeli