Nis rregullimi i linjës hekurudhore që lidh Kosovën me Evropën

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ndihmojë në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore numër 10 që lidh Kosovën me Evropën

Ministria e Financave njofton se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe drejtoresha menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, znj. Charlotte Ruhe, në prezencën e drejtorit gjeneral të Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, drejtorit menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, si dhe ministres për Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes bëhet e ditur se do të ketë edhe konferencë për media.

Ceremonia e nënshkrimit dhe Konferenca për Media do të mbahet sot, në orën 09:30.
Kjo linjë është një nga linjat pan-evropiane, e cila fillon nga Sallzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë. 148 km të linjës 10 në Kosovë janë të ndara në 3 faza: Maqedoni – Fushë Kosovë (64 km), Fushë Kosovë – Mitrovicë (34.4 km) dhe Mitrovicë – Serbi (42 km).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë