Në QKUK kryhet një operacion specifik: Hiqet tumori 30 centimetra nga fytyra
Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer operacioni për heqjen e tumorit mbi 30 centimetra në fytyrëPacienti ka qenë C.B., 82 vjeç, kurse operacioni ka zgjatur mbi 5 orë.
Gjendja e pacientit është stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.
“Pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës së madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale, ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike të kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Operacioni është kryer nga ekipi mjekësor është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa, dr. Ingerta Sahiti – Krasniqi dhe stafi i specializantëve dhe anestezisteve dhe instrumentarëve.

