Arrestohet një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person në Drenas.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata në fshatin Fushticë e Epërme është arrestuar një mashkull (K-Shqiptar) dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë